OSBE: Rusia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare

schedule15:06 - 13 Prill, 2022

schedule 15:06 - 13 Prill, 2022

Sipas një raporti të ekspertëve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Rusia ka shkelur “ligjin ndërkombëtar humanitar” në Ukrainë, shkruan CNN.

“Në terësi raporti dokumenton çnjerëzimin e  kryer nga forcat ruse në Ukrainë,” tha ambasadori i SHBA-së Michael Carpenter në një deklaratë në OSBE të mërkurën.

Raporti prej 110 faqesh detajon raportet e vrasjeve, torturave,  zhvendosjen  e detyruar. Sipas OSBE-së, forcat ruse kanë përdorur stemën e kryqit të kuq për të shënjestruar civilët, automjete mjekësore, me flamuj ukrainas, uniforma apo automjete të ushtrisë apo policisë, flamuj të bardhë, rroba civile dhe simbole të OSBE-së për të lehtësuar operacionet e tyre ushtarake.”

Ai përfshin raportet e një përkthyesi ukrainas, i cili “u mbajt për nëntë ditë” i mbyllur nga forcat ruse në një bodrum të akullt. Ai është dhunuar vazhdimisht me një shufër hekuri dhe kondakë pushke, u torturua me energji elektrike, dhe u la pa ushqim për 48 orë.

Raporti ishte rezultat i një misioni tre-javor për gjetjen e fakteve nga tre ekspertë të OSBE-së dhe përfshin  periudhën nga fillimi i luftës më 24 shkurt deri më 1 prill.

Ekspertët u përballën me një sërë  kufizimesh, dhe gjithashtu raporti nuk përfshin periudhën e mizorive në Bucha.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!