OSBE ndërpret misionin në Ukrainën Lindore: Nuk është vendim i lehtë

schedule07:20 - 29 Prill, 2022

schedule 07:20 - 29 Prill, 2022

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka mbajtur një mision vëzhgues në Ukrainën lindore për vite me radhë, njoftoi dje se do t’i duhet t’i jepte fund vendosjes afatgjatë.

Ky vendim vjen pasi Moska, anëtarët e grupit vuri veton ndaj një zgjatjeje të misionit, raporton BBC.

“Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë… por pozicioni i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit”, tha kryetari i OSBE-së dhe ministri i jashtëm i Polonisë Zbignieë Rau.

“Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, duke lehtësuar armëpushimet dhe duke punuar për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile”, shtoi ai.

Misioni Special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë është vendosur që nga viti 2014 kur shpërtheu konflikti për herë të parë midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia. OSBE-ja ishte e vetmja organizatë ndërkombëtare që ndoqi drejtpërdrejt konfliktin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!