OSBE kundër Ramës për ligjin antishpifje: Niveli i gjobave, presion indirekt që çon në mbylljen e mediave

schedule18:01 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 18:01 - 9 Dhjetor, 2019

3 ditë pasi kryeministri Rama njoftoi në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, se paketa ligjore për ndryshimet në legjislacionin për median me fokus shpifjen, do miratohet në Kuvend më 19 Dhjetor, ka ardhur reagimi i OSBE.

Organizata, përmes përfaqësuesit të saj për lirinë e medias Harlem Desir i kërkon qeverisë shqiptare që të rishkojë sërish projektligjin për median. Bëhet fjalë për  project ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, dhe project ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të dy si propozime të Këshillit të Ministrave.

OSBE përshëndet disa ndryshime të bëra nga draftet e mëparshme, por kujton një nga sugjerimet e saj kryesore, që përmes këtyre ndryshimeve ligjore, qeveria të mos i japë Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, rolin e gjykatës nëse një media online duhet mbyllur apo jo. OSBE thotë se është prioritare që të përfshihet një dispozitë që garanton se cdo vendim I AMA-s, të mund të apelohet menjëherë para gjykatësit competent.

Neni 131 vazhdon t’i referohet gjobave financiare shumë të larta e të teprura në rastin e shkeljeve. Ky nivel gjobash mund të cojë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirect. Sanksionet duhet të ndërmerren në linjë me principet e proporcialitetit e nevojës, dhe vetëm pas konsiderimit të përmasës dhe kapacitetit ekonomik të medias në fjalë. Ky nen duhet të amendohet.”

Edhe referencat për “bindje politike” dhe “sindikatat” duhet të hiqen nga neni 33/1 që I lidh me racizmin e diskriminimin, pasi atom und të përdoren për të persekutuar me ligj dhe rëndë kritikat nga idetë dhe grupimet politike. Abuzime të tilla të mundshme në këtë fushë mund të zgjidhen si duhet duke përdorur masat dhe mekanizmat ekzistues ligjorë mbi shpifjen, thuhet në raportin vlerësues të OSBE.

OSBE shpreh shqetësim edhe fuqinë që qeveria kërkon t’i japë me këtë ligj AKEP-it.
“Shqetësimet mbeten për kompetencat që i janë dhënë Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) në propozimin për të ndryshuar Ligjin për Komunikimet Elektronike, në lidhje me miratimin e masave për të mbrojtur një gamë të gjerë interesash, përfshirë interesat e vendit, sigurinë publike, të drejtat themelore dhe çdo dispozitë të përfshirë në sistemin juridik shqiptar. Këto nocione janë përgjithësuese dhe nuk përfshijnë rregulla specifike, se si të sigurohet mbrojtja për lirinë e shprehjes. Kjo është arsyeja rekomandohet ndryshimi i nenit përkatës të projektligjit”.

Qeveria e ka dërguar me ndryshime draftin për mediat në parlament, por për OSBE ndryshimet e bëra nuk janë të mjaftueshme. Organizatat e medias e të të drejtave të njeriut në vend kanë kërkuar tërheqjen e qeverisë nga këto ndryshime ligjore, pasi ato cënojnë lirinë e shprehjes e të drejtat e liritë e njeriut. Ndërsa kjo iniciativë e qeverisë Shqiptare është denoncuar prej tyre edhe në Paltormën për Lirinë e Medias të Këshillit të Europës./abcnews.al