OSBE: Dënojmë sulmin në Shtërpcë, personat përgjegjës të sillen para drejtësisë

schedule20:56 - 6 Janar, 2023

schedule 20:56 - 6 Janar, 2023

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë.

Në reagimin e tyre thuhet se veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në kapjen e autorit të dyshuarit duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë.

“Ne dënojmë me termat më të ashpër të shtënat me makinë në afërsi të Shtërpcës më herët gjatë ditës së sotme, në të cilën u plagosën dy persona. Veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në arrestimin e një autori të dyshuar është i mirëseardhur dhe duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë”, thuhet në postimin e OSBE-së në Twitter.

Tutje, ata kanë thënë se duhet të ketë zero tolerancë për akte të tilla dhune./kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!