Orlando Bloom feston ditëlindjen, Katy Perry e uron me fotot e papublikuara më parë

schedule17:46 - 13 Janar, 2021

schedule 17:46 - 13 Janar, 2021

Orlando Bloom feston sot 44-vjetorin e lindjes. Partnerja e tij, Katy Perry nuk ka nguruar të bëjë një urim special në këtë ditë të veçantë për të. Këngëtarja ka postuar në rrjete sociale disa foto të papublikuara më parë, duke iu ofruar ndjekësve në këtë mënyrë një pjesëz nga jeta e çiftit të famshëm. Nga fotot duke larë dhëmbët, udhëtimet e tyre dhe deri tek nata kur ata u fejuan, Katy nuk është kursyer aspak.

“Gëzuar ditëlindjen e 44-të dashuria ime, baba i mrekullueshëm e Dove-s time dhe pasqyra vezulluese që sheh dhe reflekton atë që unë nuk mund të shoh akoma.Faleminderit që gjithmonë kthehesh në dyshek me mua. Kaq e lumtur që hëna ime zbuloi diellin e saj, të dua sa gjithë bota”, ka shkruar Katy krahas fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Kujtojmë që romanca e dyshes nisi në 2016-ën në Golden Globes. Ata u ndanë për pak kohë në 2017, për t’u ribashkuar më pas po atë vit. Sot ata vazhdojnë më të dashuruar se kurrë me ardhjen në jetë të vogëlushes Daisy Dove në fund të Gushtit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!