Oriola Marashi shfaqet për herë të parë në krah të Eros Grezdës

schedule08:20 - 23 Qershor, 2020

schedule 08:20 - 23 Qershor, 2020

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë kthyer në një çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Kjo për shkak se dyshja së fundmi, konfirmoi lidhjen e tyre dhe madje ka zëra që kanë bërë një hap drejt fejesës.

Pavarësisht se futbollisti konfirmoi hapur lidhjen me modelen, ata janë treguar shumë të rezervuar duke mos publikuar foto së bashku. Por, si duket Oriola ka vendosur të dalë hapur, pasi së fundmi ka postuar një foto me Grezdën, ku shfaqen të dy të përqafuar, ndërsa e ka shoqëruar foton me një emoji dhe me një ëngjëll.

Dyshja kaloi karantinën bashkë dhe duket se kjo periudhë ka ndikuar për mirë, pasi ata kanë takuar tashmë familjet e njëri-tjetrit dhe pritet vetëm që të shkëmbejnë unazat./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!