Orinda dhe Turi prindër për herë të parë: Pranvera vjen me një beb

schedule15:22 - 14 Mars, 2021

schedule 15:22 - 14 Mars, 2021

Çifti i njohur, Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë. Ky është lajmi që ka qarkulluar prej ditësh në media, por që asnjë nga të dy nuk e konfirmoi.

Mesa duket çifti ka zgjedhur pikërisht Ditën e Verës për të ndarë këtë lajm të ëmbël me publikun.

Fillimisht, Turi ka publikuar një foto krah bashkëshortes dhe qenit të tyre. Vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur i Orindës, që siç duket është në muajt e parë të shtatzënisë dhe mbishkrimi që i ka lënë fotos.

“Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një beb. Katërshja fantastike”, ka shkruar Turi krahas fotos.

Më pas, Orinda ka publikuar një tjetër foto të ëmbël. “…duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë. Faleminderit Zot! Zoti është i mirë”, ka shkruar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!