Trajneri i ri i Kukësit do të jetë Orges Shehi. Ish-trajneri i Skënderbeut, do të marrë timonin e klubit blu. Shpëtim Duro u shkarkua ditën e djeshme, pas barazimit 2-2 kundër Teutës. Orges Shehi do të prezantohet nesër në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”, si trajneri më i ri i Kukësit. Shehi është nisur nga Spanja drejt Shqipërisë dhe do të prezantohet nesër si pasuesi i Duros.
Njoftimi i Kukësit: “Përshëndetje! Nesër në orën 11:00, në sallën e konferencave te stadiumi “Air Albania” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të skuadrës, e planifikuar të zhvillohej sot.
Prezantimi i trajnerit do të bëhet nga Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi dhe në orën 16:00, në kompleksin sportiv “Football Republic” do të zhvillohet stërvitja e parë! Faleminderit!”, shkruhej në njoftimin e Kukësit./abcnews.al