Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi e cilëson sezonin si pozitiv pas tranzicionit në skuadër. Kreu i pankinës së juglindorëve beson se KAS do të jap vendim pozitiv për Skënderbeun.
Skënderbeu luan ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Luftëtarit. Korçarët kanë ende shpresa tek kualifikimi në kupat e Evropës edhe pse jo gjithçka është në dorën e jug-lindorëve. Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi kërkon maksimumin nga skuadra dhe e cilëson sezonin si pozititv pasi tranzicionit në skuadër.
“Sigurisht që është 90 minutëshi i fundit, ndeshja e fundit dhe do përpiqemi për të marrë maksimumin, për të parë më pas se si do të dalin të tjerët dhe për të parë pastaj se në çfarë pozicioni do të renditet. Kemi zhvilluar një sezon pozitiv, dihet që ky sezon ishte një tranzicion i madh për ne, për gjëra të vogla që mund të kishim disa pikë më shumë në renditje”.
Në lidhje me gjendjen e lojtarëve, Shehi tha se gjatë javës ka patur disa dëmtime ndërkohë që është besimplotë se KAS do të shpallë të pafajshëm korçarët./ABC News Albania 24/7