Orges Shehi me një këmbë jashtë, 25 herë kampionët zgjedhin trajnerin e ri

schedule23:16 - 27 Maj, 2021

schedule 23:16 - 27 Maj, 2021

10 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje ka regjistruar deri më tani Orges Shehi në krye të Tiranës, statistika të mira në dukje, por mosarritja e kualifikimit në Conference League e bën Halilin të vendosë të mos e konfirmojë në krye të stolit për sezonin e ardhshëm durrsakun.

Madje nga ajo që raporton AL2, media në patronazh të Andi Lilës, drejtuesit e Tiranë lanë vendosur për trajnerin e ri. Bardheblutë duket se do qëndrojnë ende te trajnerët shqiptarë dhe i zgjedhuri është një emër i njohur në shtëpinë e 25 herë kampionëve, Bledar Devolli.

 

Ish-mesfushori kampion me kryeqytetasit, ka drejtuar më parë të rinjtë e Tiranës dhe së fundmi ishte pjesë e Drenicës në Kosovë, duke qenë pjesë e rëndësishme e arritjes së mbijetesës në Superligë, megjithëse nuk e mbylli sezonin nën drejtimin e tyre. /abcnews.al