Organizoi festë të paligjshme, radioja ndalon transmetimin e këngëve të Rita Orës

schedule16:42 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 16:42 - 3 Dhjetor, 2020

Stacioni radiofonik Exeter ka ndaluar transmetimin e këngëve të Rita Orës, pasi theu rregullat anti-covid duke organizuar një festë private për 30-vjetorin e lindjes. Këngëtarja organizoi festën e paligjshme në restorantin Casa Cruz në Notting Hill më 28 Nëntor.

Rita kërkoi falje publikisht duke thënë se festa ishte një veprim i momentit dhe se e organizoi duke menduar se masat do të zbuteshin, duke pasur parasysh që vendi do të dilte nga izolimi katër ditë më vonë. Burime pranë saj kanë konfirmuar se ka paguar një gjobë prej 10 mijë £ për thyerjen e rregullave.

Rita Ora

“Ky ishte një veprim i nxitur me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK… Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke patur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë.”, theksoi ndër të tjera Rita. /abcnews.al