Organizoi festë të paligjshme, legjenda e United surprizohet nga policia

schedule10:17 - 3 Gusht, 2020

schedule 10:17 - 3 Gusht, 2020

Policia ka surprizuar legjendën e Manchester United, Paul Shcoles. Ish-mesfushori ka organizuar një festë në shtëpi, duke dalë kundër udhëzimeve të autoriteteve që nuk lejojnë grumbullimet në këtë periudhë ku COVID-19 vijon të përhapet me ritme të larta.

“The Sun” shkruan se e gjitha ka ndodhur në Oldham të premten në mbrëmje, kur Scholes ka organizuar ditëlindjen për djalin e tij, Arron. Ai festonte 21-vjetorin e lindjes dhe normalisht ish-lojtari i United nuk mund të mos e suprizonte në rezidencën e tij që kushton 3.5 milion sterlina.

Vetë Scholes nuk është ruajtur aspak, duke postuar një foto me DJ Zac Caulcutt me fanellën “Lockdown live”. Pamjet tregojnë që dhjetëra persona nuk zbatojnë udhëzimet për distancimin social dhe policia është shfaqur në rezidencën e Scholes. Ai ia ka hedhur me një “tërheqje” veshi, edhe pse të gjithë të pranishmit mund të gjobiteshin me 100 sterlina secili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!