Ish-e dashura e Riyad Mahrez është bërë pjesë e një skandali të madh në Angli. Bëhet fjalë për Rita Yohal, e cila është përplasur me policinë ditën e premte, në momentin që ata bastisën apartamentin e saj në Londër për shkak se ajo po organizonte një party në kundërshtim me rregullat anti-Covid.
Pocila mori masa ndaj Ritës, duke e gjobitur për festën e organizuar. Skandali vijon edhe më tej sepse sipas raportmit të “The Sun”, modelja të promovonte në “Instagram” një faqe të re të sajën, ku në këmbim të pagesës përdoruesit do të mund të posedonin video e foto nudo të saj.
28-vjeçarja kishte postuar 16 video në “OnlyFans”, të cilat i promovonte në “Instagramin” e saj që ka më shumë se 500.000 mijë ndjekës. Në momentin e arrestimit ajo provokon oficerët duke i thënë se nuk iu pëlqen të festojnë me të. Përgjigjia erdhi nga një oficere femër, e cila i tha se nuk festojnë gjatë arrestimeve. /abcnews.al