Organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë, gjobitet me 1 milion lekë

schedule11:41 - 9 Gusht, 2020

schedule 11:41 - 9 Gusht, 2020

Pronari i një lokali në Bulqizë  është gjobitur me një milion lekë, pasi organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë së tij në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sipas policisë shtetasi B;Gj organizoi dasmë në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Sakaq Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Bulqizë/Informacion

Organizoi dasëm në oborrin e banesës në kundërshtim flagrant me protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e ndëshon me 1 milion lekë gjobë .

Shërbimet e Komisariatit Bulqizë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambient tjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar shtetasin B. Gj., i cili kishe organizuar dasëm në oborrin e banesës së tij, me një numër të madh personash në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara në Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Për shtetasin B.Gj., Policia e Bulqizës ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!