Organizatat kriminale lajnë hesapet me njëra-tjetrën, policia nuk është gjëkundi: Ndryshime në kupolë

schedule09:11 - 28 Korrik, 2022

schedule 09:11 - 28 Korrik, 2022

Gledis Nano ka firmosur ndryshimet në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj tashmë është emëruar si zv.drejtor i policisë duke i zënë vendin Albert Dervishaj. Ky i fundit është emëruar në Akademi.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, i cili deri më tani ishte drejtues i policisë së Durrësit.

Ndryshimet vijnë ndërkohë që së fundmi janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale në vend, me atentate të një pas njëshme.

Ngjarjet vijojnë të jenë të pazbardhura, pa një autor dhe bandat lajnë hesapet me njëra-tjetrën, ndërsa Policia e Shtetit ka zgjedhur të bëjë ndryshime në kupolë. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!