Orët shqiptare të Ceferin, dekoratë nga Meta dhe vizitë në muze

schedule19:57 - 17 Nëntor, 2019

schedule 19:57 - 17 Nëntor, 2019

Aleksandër Ceferin ka bërë një minitur sot në kryeqytet, teksa ka takuar kryeministrin Edi Rama, ka vizituar “Shtëpinë e Futbollit” dhe më pas ka qenë në Presidencë, ku është vlerësuar me një çmim nga ana e kreut të shtetit, Ilir Meta.

“Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkruhet në postimin e bërë në faqen zyrtare të presidentit Meta.

Ceferin sot ka vizituar edhe muzeun e kombëtares shqiptare, që është ndërtuar në “Air Albania Stadium”. FSHF ka publikuar edhe pamjet nga vizita e kreut të UEFA-s. /abcnews.al