Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Orët e fundit, “mirupafshim” Tik Tok/ Platforma mbyllet me 13 mars, për një periudhe 12 mujore

schedule20:01 - 11 Mars, 2025

schedule 20:01 - 11 Mars, 2025

Me 13 mars, “Tik Tok” do të mbyllet për të gjithë territorin shqiptar.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar zyrtarisht bllokimin e aksesit të kësaj platforme, bazuar në urdhrin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë kibernetike.

Nëpërmjet një emaili dërguar subjekteve që ofrojnë shërbime interneti kërkohet bllokimi i aksesit të Tik Tok brenda datës 13 mars.

“Secili sipërmarrës (ISP), duhet të paraqesë konfirmim me shkrim në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe për dijeni Autoritetit Kombëtar për Sigurinë kibernetike, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë kibernetike, brenda datës 13 mars 2025.”

Të enjten qeveria miratoi vendimin për mbylljen e aksesit në platformën e Tik Tok për një periudhe 12 mujore. Kjo kohe do shërbejë për marrjen e masave në bashkërendim edhe me përfaqësuesit e kompanisë PËR vendosjen e filtrave, moshës së aksesit si dhe parandalimin e fëmijëve nga përmbajtjet e padëshiruar.

Ky vendim i qeverisë erdhi pas një periudhe të gjate konsultimesh me përfaqësues të komunitetit të prindërve dhe mësuesve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!