Orban: Procesi drejt paqes në Europë u ndërpre nga sulmi ndaj kryeministrit sllovak

schedule15:34 - 16 Maj, 2024

schedule 15:34 - 16 Maj, 2024

“Procesi drejt paqes që filloi me ndryshimin e qeverisë sllovake tani është ndërprerë dhe prekur nga sulmi ndaj kryeministrit sllovak nga një aktivist i majtë”.

Kështu deklaroi kryeministri Viktor Orban.

Kryeministri i cilësoi si “kritikë” mungesën për shkak të atentatit ndaj Robert Ficos.

“Ne vazhdojmë të shpresojmë për shërimin e tij, por tani duhet të luftojmë vetëm për paqen”, shtoi ai.

Orban më pas nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme europiane.

“Është thelbësore t’i japim fund dhunës dhe të votojmë për paqen në 9 qershor!”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!