Orban: Jemi në kontakt me Turqinë lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO

schedule15:37 - 7 Korrik, 2023

schedule 15:37 - 7 Korrik, 2023

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO ka bërë të ditur se janë në kontakt edhe me NATO-n edhe me Turqinë.

Orban zhvilloi takime në kryeqytetin austriak Vjenë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Për këtë çështje jemi në kontakt të rregullt me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s (Jens Stoltenberg) dhe me Turqinë. Ne negociojmë kur bëjmë diçka dhe Hungaria nuk i vonon vendimet e saj”, tha Orban.

Orban u shpreh se qeveria hungareze ka marrë vendim pozitiv lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe e mbështet këtë vend, por tha se ky vendim nuk është miratuar ende në parlament.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!