Hungaria i ka ofruar mbështetjen Italisë lidhur me dëbimin e emigrantëve klandestinë. Kryeministri Viktor Orban edhe njëherë është shprehur kundër kuotave të shpërndarjes së emigrantëve për në vendet e BE-së.
“Unë e kuptoj që italianët janë shprehur me votën e lirë në favor të çlirimit nga vala e emigrantëve. Nëse qeveria e re dëshiron, Hungaria e drejtuar nga unë, që kam qenë nismëtar i ndalimit të emigracionit në emër të Europës së krishterë, është e gatshme t’i ofrojë Romës ndihmën dhe eksperiencën e saj. Jo vetëm për të zhvendosur emigrantët në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, por jemi të gatshëm të ndihmojmë miqtë tanë italianë që të dëbojë emigrantët”.
Kështu është shprehur kryeministri hungarez Viktor Orban në një intervistë për radion publike.
“E kuptoj që dëshirojnë të lirohen nga ata njerëz, të cilët do të ishte më mirë nëse nuk do t’i lejonin të hynin. E kuptoj se sa është e vështirë pë rata që të realizojnë këtë objektiv, por nuk arsye të bëhet duke shkatërrua Hungarinë”, u shpreh Orban duke rikthesuar qëndrimin e tij kundër shpërndarjes së emigrantëve për në vende anëtare të Unionin, sic është dhe vetë Hungaria.
Ai i këshilloi homologut të tij italian se dëbimi i emigrantëve është vendimi i duhur. Orban vlerëson fjalët e Steve Bannon që ka thënë se ai dhe Salvini po rivendosoin demokracinë në Europë.
“Sigurisht mos të harrojmë që Italia është një vend i madh me 60 milionë banorë dhe ne jemi rreth 10 milionë, por jemi një vend krenar, i guximshëm dhe i vendosur të mbrojë idenditetin, sigurinë dhe kulturën tonë”, shton ai.
Në intervistën e gjatë, Orban më pas ka rreshtuar sukseset e qeverisë së tij në drejtimin e Hungarisë./abcnews.al