Optimizëm te Napoli, kapiteni drejt rikuperimit për duelin me Barcelonën

schedule23:59 - 3 Gusht, 2020

schedule 23:59 - 3 Gusht, 2020

Gjendja e Lorenzo Insigne mban në ankth Napolin. Skuadra e Gennaro Gattusos do të tentojë kualifikimin në çerekfinalet e Champions League të shtunën në mbrëmje (21:00). Përballë do të jetë Barcelona e Messit (1-1 ndeshja e parë në “San Paolo”), një rival shumë i vështirë, teksa objektivi komplikohet pas dëmtimit të kapitenit.

Sulmuesi u lëndua në ndeshjen e fundit të kampionatit me Lazion, sfidë që Napoli e fitoi 3-1. Kontrollet e specializuara mjekësore, konfirmuan edemë të palcës së kockës në kofshën e majtë. Insigne nuk ka humbur kohë dhe ka nisur terapitë me ultratinguj.

Ai dëshiron të jetë me çdo kusht në “Camp Nou” dhe optimizmi në kampin napolitan është rritur shumë. Lojtari pritet të kryeje një tjetër kontroll ditën e nesërme, aty ku do të mësohet më shumë rreth shanseve reale për aktivizimin përballë Barcelonës. /abcnews.al