Opsioni fantastik, Iniesta: Unë dhe Xavi te Barcelona? Nuk tingëllon keq

schedule19:57 - 17 Janar, 2020

schedule 19:57 - 17 Janar, 2020

Andres Iniesta dhe Xavi janë një ndër dyshet më të forta të historisë. Dy mesfushorët zhvilluan një futboll spektakolar te Barcelona dhe ishin një ndër shkaqet kryesorë të fitimit të shumë trofeve nga klubi katalanas.

Barcelona tentoi t’i besonte pankinën Xavit, por ish-kapiteni që drejton aktualisht Al Sadd në Katar, nuk ishte gati për këtë hap. Rreth së ardhmes dhe mundësisë për t’u ulur në pankinën e ekipit të tyre të zemrës bashkë me Xavin, ka folur edhe Iniesta, i cili vijon të luajë me japonezët e Vissel Kobe.

Unë me Xavin në pankinën e Barcelonës? Nuk tingëllon aspak keq, por nuk është momenti për diçka të tillë. Jam shprehur se do të dëshiroja të shihja Xavin në stolin e Barçës, por duhet kuptuar edhe çfarë dëshiron ai”, përfundon 35-vjeçari prononcimin për Radio Marca.

Në të ardhmen, ndoshta, mund të bëhem trajner. Për momentin po zbavitem duke luajtur ende futboll. Besoj se çdokush dëshiron të kthehet një ditë tek ish-klubi i tij. Nuk e di se në çfarë roli, kjo varet nga aftësitë, por të gjithë do të donin të ktheheshin në klubin ku kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre“, përfundon 35-vjeçari prononcimin për Radio Marca. /abcnews.al