Opozitarë te inceneratorët? Korreshi tërhiqet, por Berisha akuzon: Nuk linin dhëndrin të fliste

schedule15:14 - 14 Korrik, 2023

schedule 15:14 - 14 Korrik, 2023

Deputeti i PD Saimir Korreshi në një intervistë në ABC News komentoi dosjen e SPAK për Ahmetaj por ndryshe nga qëndrimi i një dite më parë në Report TV, se ka edhe emra nga radhët e PD të përfshirë në këtë çëështje, Korreshi sot vjen me një qëndrim më të zbutur duke thënë se nuk e ka studiuar dosjen voluminoze prej 320 faqesh por nëse do ketë emra nga e djathta të përfshirë në këto hetime, ai do të votonte njësoj siç ka bërë në rastin e Ahmetajt.

“Sikur më ra në sy diçka por s’mund ta them, kështu larg e larg por s mund ta them. Është herët, dhe se kam studiuar të gjithë materialin, smund ta them. Ti e di që po mos të kisha firmosur për sekret hetimor do ti thoja një nga një.” Dosjen për sa kam lexuar nuk ka nga opozita. Sa kam lexuar unë dosjen, që është 320 faqe dhe nuk kam arritur ta përmbylli, deri tani nuk kam konstatuar koleg dhe ish-koleg nga e djathta deri në këtë moment. Mund të ketë, por deri tani nuk kam parë dhe skam konstatuar gjë, por edhe po të kishte do ta thosha se do jeni të bindur dhe do ta mbështesja për heqjen e imunitetit edhe sikur të ishte nga ana e opozitës. Do të votoj në të njëjtën mënyrë nëse do ishin të njëjta prova dhe fakte si me z. Ahmetaj, do më vinte keq për një koleg, por kurrsesi nuk mund të kisha qëndrim ndryshe për heqjen e imunitetit.

Dyshimet e arsyeshme se ku ka zë s’është pa gjë, i ka konfirmuar edhe doktori gjatë një deklaratë ku tha se ka qenë një kohë që në PD e Bashës dhëndri i tij nuk lejohet të denonconte djegësit.

Ka qenë një periudhë kur PD nuk pranonte të denonconte djegësat. Për koincidencë, një familjar i imi që është specialist dhe merrej shumë me këtë punë, nuk i pranoheshin të bënte deklarata nga partia. Kjo periudhë ka zgjatur. Në një periudhë jo të shkurtër, PD ka refuzuar të japë për ekspertët e saj, hapësirën për denoncimin. Është folur që këta kanë një lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por nuk kam të dhëna për këtë. Ajo që di është se për muaj të tërë nuk pranoheshin djegësat nga kjo seli.

Korreshi tha se SPAK duhet të hetojë të gjitha palët e përfshira në këtë ccështje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!