Opozita thirrje për protesta, Fevziu: Basha ka reagime normale, nuk ka gjeste

schedule21:46 - 16 Janar, 2019

schedule 21:46 - 16 Janar, 2019

Pas seancës parlamentare, opozita e bashkuar paralajmëroi fillimin e protestave popullore. Vendimi u bë publik para gazetarëve, nga kreu demokrat Lulzim Basha pas një takimi që pati me aleatët.

I ftuar në emisionin “Byro Politike”, gazetari Blendi Fevziu është shprehur se nëse 10% e elektoratit të PD-së do dilte në protestë, Shqipëria do ishte në një situatë tjetër.

“Protesta e studentëve kishte zëra të ndyshëm brenda. Protestat shërbejnë për t’a detyruar qeverinë që të rrëzohet. Unë nuk e di se çfarë nuk funksionon dhe funksionon te opozita. A ka mundësi opozita që të ngrejë një protestë masive në gjithë vendin? Unë nuk e di. Nëse 100 mijë vetë do dilnin nëpër sheshe ose 10% e elektoratit të opozitës, Shqipëria do të ishte në një situatë tjetër.

Opozita nuk e ka bërë këtë pasi e ka pasur ndoshta të pamundur që t’i bindë votuesit e saj.

Rotacioni në qeverisje në vetvete është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në çdo rast. Opozita thotë po ndërsa pozita thotë jo për rrotacion. Problemi kryesorë është se çfarë reagimi do të ketë elektorati gri. Opozita i afrohet pushtetit atëherë kur elektorati gri bindet që opozita bën për të drejtuar vendin.

Basha ka reagime normale dhe nuk ka gjeste të forta. Berisha ka bërë gjeste të forta. Nuk ishin protesta ku njerëzit dilnin dhe iknin. Ai bëri protesta që paralajmëronin marrjen e pushtetit”./abcnews.la