Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë fjalës për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, ndër të tjera tha kjo nuk është betejë për ta njohur atë si kryetar të Grupit Parlamentar të PD dhe Berishën si kryetar të PD-së.
Ai tha se kjo betejë e opozitës duke zaptuar Kuvendin ka nisur pas sipas tij mazhoranca refuzon kërkesat për komisione hetimore.
Bardhi shtoi se kjo situatë do të vazhdojë deri në momentin që Grupi Parlamentar i PS të heqë dorë nga sjellja autokratike.
“Në fakt socialistët do duhet ti pyesni pse refuzojnë kërkesat për komisione hetimore. Edhe inceneratorët SPAK po i hetonte, por komisioni prodhoi informacione që e ndihmuan SPAK.
Fakti që heton prokuroria, nuk nënkupton që parlamenti nuk duhet të ushtrojë një funksion të vetin, që është kontrolli i parlamentit.
Sa i takon kryetarit të Grupit Parlamentar, ajo është një çështje që i takon këtij grupi. Nuk presim të na njohje asnjë deputet i PS.
Se kusht është kryetar i Grupit Parlamentar të PD e vendosin deputetët e PD. Ajo është një tjetër çështje që tregon nivelin se ku ka shkuar ky parlament.
Sa i takon kryetarit të PD, nuk ka asnjë punë Kuvendi i Shqipërisë, edhe letrat që lexon Nikolla janë ndërhyrje në punët e drejtësisë. Ajo është një çështje që shqyrtohet nga organet e drejtësisë dhe ajo qe në mund të bëjmë është ta apelojmë atë.
Këto janë justifikime për të fshehur vjedhjet e qeverisë. Ne do të qëndrojmë për aq sa është e nevojshme për të mos lejuar zhvillimin e seancës plenare, duke kërkuar që Grupit Parlamentar i PS, të reflektojë mbi sjelljen autoritare që ka në Kuvend. Të respektojë të drejtat e opozitës, që janë të drejta Kushtetuese. Ne jemi për të zhvilluar punime normale, por jemi të detyruar për të shkuar në këtë situatë.
Sa i takon përjashtimeve nuk zgjidhet mohimi i të drejtave te opozitës, duke e përjashtuar atë nga Kuvendi” tha ndër të tjera Bardhi.r.t/abcnews.al