Opozita: Pushime masive dhe abuzive. Dëgjesë në Kuvend me të pushuarit nga puna në RTSH

schedule15:18 - 17 Maj, 2024

schedule 15:18 - 17 Maj, 2024

Deputetja e opozitës, Ina Zhupa organizoi këtë të premte një takim me gazetarë dhe operatorë të shkarkuar muajt e fundit nga puna në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Deputetja u shpreh se shkarkimet kanë qenë masive dhe abuzive dhe këtë më pas këtë e treguan dhe vetë gazetarët dhe stafi i shkarkuar, duke akuzuar drejtorin e RTSH-së, Alfred Peza.  “Ai nisi operacionin Fshesa”, tha njëra prej gazetareve, e shkarkuar e para në RTSH.

Ata treguan eksperienca dhe motive të ndryshime të pushimit nga puna, siç ishte dhe ajo e një gazetareje që kishte dal në punë, në ditë pushimi për të bërë një kronikë lajmesh.

Ish-punonjësit i kërkuan Këshillit Drejtues shkarkimin nga puna të drejtorit Peza, ndërsa deputetja tha se për shkelje të ligjit me kontratat dhe mënyra si janë bërë shkarkimet, SPAK duhet të nis hetim kryesisht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!