Opozita proteston me djegie gomash e me shashka: Rama ik!

schedule16:56 - 5 Mars, 2019

schedule 16:56 - 5 Mars, 2019

Opozita mbajti sot sërish një tjetër protestë para Kuvendit, teksa deputetët socialistë ishin mbledhur në seance plenare. Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partive opozitare thanë se opozita nuk do të ndalë protestat deri në rrëzimin e qeverisë.

Për herë të katërt në harkun kohor të tre javëve opozita thirri qytetarët në protestë. I premtuan mazhorancës se do të mblidheshin kurdo që të zhvillohej seanca parlamentare dhe nuk zhgënjyen.

Fjalimet në protestë, i nisi kush mandatin e deputetit e refuzoi pa bërë ende betimin. Një përfaqësues edhe nga familja e kujt nuk ka dorëzuar ende të sajin.

Për aleatët e demokratëve në opozitë, zëvendësimi i deputetëve të opozitës është vetëm thellim i farsës parlamentare, arsyes kryesore e dorëzimit të mandatit apo refuzimit të tij nga kandidatët vijues.

Një mesazh deputetëve të rinj, të cilëve pritet ti shtohen edhe nga listat që vetë përpiloi dy vjet më parë, ja dha edhe kryeopozitari Lulzim Basha.

Tymuese dhe shashka përdorën protestuesit në revoltën e tyr. Dikush dogji figurën e Kryeministri…dikush tjetër një gomë.

Derisa kreu i opozitës Lulzim Basha i ftoi ta ndiqnin drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Policia nxitoi të sigurojë perimetrin.

Pas negociatave me ta,  Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm i demokratëve Gazmend Bardhi dorëzuan dokumentet e refuzimit të marrjes së mandatit të deputetit për 103 kandidatë të listave shumë-emërore të kësaj force politike, për t’ju drejtuar më pas selisë blu. Aty priti protestuesit për ti falenderuar dhe ftuar të mos dorëzohen me kaq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!