Opozita parlamentare takim urgjent Ramës: Ulemi brenda 48 orësh ose votojmë kundër

schedule15:12 - 8 Qershor, 2020

schedule 15:12 - 8 Qershor, 2020

Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës që ndodhet në Kuvend i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ku kërkojnë takim për të diskutuar mbi reformën Zgjedhore.

Në letrën e firmosur nga Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai thuhet se marrëveshja e firmosur me partitë që kanë dalë nga Kuvendi është në shkelje të legjitimitetit të tij. Ata thonë se kanë dy kushte me të cilat kushtëtojnë edhe votën e tyre në Kuvend për miratimin e reformës.

“A) Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë i ri dhe jo një arnim skandaloz i Kodit të Vjetër ku shkelen me të dyja këmbët rekomandimet e OSBE. Ata që iknë nga parlamenti nuk mund ta mbajnë peng as parlamentin as procesin zgjedhor në Shqipëri sipas hesapeve të tyre qoftë edhe me bekimin e kryetarit të maxhorancës që sillet edhe si Ali, edhe si Kadi sipas hesapeve të tij.

B) Shumica në Kuvendin e Shqipërisë duhet të na krijojë kushte dhe garancitë për një dialog serioz, transparent dhe të hapur, për kalimin nga listat e mbyllura tek listat e hapura.

Ne ju kërkojmë që brenda 48 orës ju të thërrisni një tryezë dialogu mes nesh dhe përfaqësuesve të mazhorancës ku vetëm prania e kryetarit/kryeministrit Rama do ishte prova e seriozitetit të tryezës.

Ju bëjmë me dije zoti kryetar i Kuvendi se në mungesë të plotësimit të kushteve të mësipërme, deputetët e opozitës parlamentare nuk mundet dhe nuk do ta votojnë produktin e dalë nga një marrëveshje pazari jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letër.

LEXO EDHE: Opozita parlamentare: Lista të hapura ose s’votojmë, jemi pasardhës të Ismail Qemalit

Letra është bërë publike nga kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi i cili thotë se janë të vendosur për të mos votuar asnjë pazar të Këshillit Politik që nuk ka lidhje me reformën Zgjedhore.

“Sot ne emer te tre grupeve parlamentare te opozites i kemi derguar kerkese zyrtare kryetarit te PS Z Rama dhe kryetarit te Kuvendit Z Ruçi per te diskutuar rreth REFORMES ZGDJEDHORE

Ne jemi te vendosur per te mos votuar asnje pazar te keshillit politik qe nuk ka lidhje me REFORMEN ZGJEDHORE por eshte noterizim i pazarit te 21 prillit 2008 dhe qe le ne fuqi kete ligj qe kemi prej 12 vitesh

Hipokrizia qe kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND

Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i çdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET

LISTAT E HAPURA

RREKOMANDIMET E OSBE-ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE JO POLITIKE

VOTA E EMIGRANTEVE

JANE KERKESAT TONA TE PRERA

Nuk ka asnje “ institucion” hibrid e jo ligjor dhe asnje pazar neper bodrume apo rezidenca ambasadash qe na lekund nga keto kerkesa”, njofton Myslim Murrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!