Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar në ABC News protestën e opozitës, e cila zgjati tre orë. Ai ka thënë se opozita nuk ka më protestues dhe po mundohet të krijojë në të gjitha format një destabilizim.
Sipas Minxhozit, opozita po demostron dështimin e saj, pasi nuk i ka shifrat për të rrëzuar qeverinë.
“Opozita po mundohet në të gjitha format të bëjë një destabilizim. Po mundohet të rrëzojë qeverinë dhe është e paprovuar në këtë marshim. Kjo lloj shfaqje që ne shohim në rrugët e Tiranës është një lloj ‘boomerang-u’ i padukshëm.
Kërkojnë një goditje me efekt kur nuk kanë prezencë. Përpiqen të bëjnë bukë me pak miell. Tani kur s’ke miell nuk bën dot bukë. Ti e ke treguar që nuk i ke shifrat as për të rrëzuar qeverinë dhe as për destabilizuar vendin.
Opozita ka shumë gjëra për të bërë derisa të dali në sheshe gjysmëbosh.
Identifikimi i PD në këtë fazë, që kur nga ikja e homologut të Sali Berishës, Fatos Nano kanë kaluar 19 vjet, edhe ndërkohë që Partia Socialiste bëhet gati për të tretin që do të jetë pasardhësi i Ramës, çfarë bën opozita? Rikthen në PD Berishën.
Ndërkohë, që në krahun tjetër kemi një qasje tjetër krizash, si ajo e pushtetit të tejskashëm”, tha ndër të tjera analisti./abcnews.al