Opozita nuk i duhet dreqit, se djalli ka punët e qeverisë në dorë

schedule10:02 - 12 Nëntor, 2020

schedule 10:02 - 12 Nëntor, 2020

Nga Mesila Doda

Sot, kleptomani në krye të qeverisë e nisi ditën me një mesazh prej bulisti, një prej atyre mesazheve të cilat ka kohë që i lëshon pa patur asnjë fren mendor a etik…
“Opozita nuk i duhet as dreqit!”,- tha…
Dreqit, sigurisht nuk i duhet opozita, sepse ka gjithë vendimarrjen në duart e lojës së tij të ligë me njerëzimin, dhe ky është realiteti që përjetojmë çdo ditë…

E di se çfarë ndjesie kam, kur ti hedh fyerje, sikur pështyn fara te bordurat???

Ndjesinë që kjo opozitë është në rrugën e duhur. Sa herë ti mallkon, shan e fyen sigurohem që jemi në udhën e duhur…, sepse e vetmja gjë që nuk duron dot dreqi është që dikush të tregojë me gisht lojën e tij.

Por, gjatë gjithë historisë së njerëzimit është treguar që djalli është një aleat i pabesë me atë që ka vënë përfund…, ndaj kujdes, shpejt do ta shohësh e do ndjesh fundin…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!