Arben Meçe i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News e krahasoi opozitën me një luan. Por, nga ana tjetër liderin e saj, Sali Berishës si kapistallin që nuk po e lë këtë opozitë të ecë përpara dhe të fitojë.
Sipas tij nëse Berisha nuk do të ishte kreu i opozitës, situata politike në vend do të ishte shukmë ndryshe.
“E kam dëgjuar shpesh herë që thuhet se angazhimi në politikë i individëve të korruptuar do i mbrojë ata ,nuk i mbron. Mekanizmi jonë ligjor është që ata nuk kanë imunitet më. Të heqim dorë një herë e mirë që thuhet se i futi në politikë, qoftë ky, qoftë Berisha nga të gjitha krahët. Që thonë se i futi në politikë që t’i shpëtojë drejtësisë. Me sistemin tonë tashmë nuk i shpëton. E dyta opozita është në mënyrë figurative opozita është një luan sepse realiteti jonë qeverisës ka aq shumë probleme, saqë nëse nuk do të kishte një kapistall nga pas që e mban dhe e tërheq dhe që quhet Berisha, në këto zgjedhje unë po të jap garanci që debati do të ishte shumë i madh 50 me 50, madje edhe në fitore të opozitës. Faktori Berisha është ai që e ka penguar dhe vazhdon të pengojë fitoren e opozitës. Ky është një fakt!”, tha Arben Meçe.
Nga ana tjetër analisti Roland Lami tha se opozita shqiptare është e vetmja opozitë që në vend që të jetë në krah të drejtësisë është kundër saj.
“Nuk ka vend anëtarët i BE-së që të të pranojë nëse nuk po të funksionon sistemi i drejtës. Nuk e konceptojnë dot që ti të shkosh të pretendosh dhe të mos kesh një sistem të drejtësi funksional. Rama s’është se nuk ia ka parë hairin sistemit drejtësisë. Rama e ka në favor këtë lojën e drejtësisë të pavarur, duke punuar që të funksionojë më shumë, siç ka dëshmuar dhe vetë defektet e pranueshme. Rama ka një favor që ia ka dhënë vetë opozita. Nuk opozitë në votë që në vend të jetë krah drejtësisë, është kundër saj”, tha Roland Lami./abcnews.al