Opozita në Serbi kundër Marrëveshjes së arritur në Ohër

schedule08:54 - 20 Mars, 2023

schedule 08:54 - 20 Mars, 2023

Aneksi i marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë në Serbi për të cilin palët u morën vesh në Ohër, nuk është mirëpritur nga opozita serbe.

Pranimin e marrëveshjes e ka cilësuar si grushtshtet, lideri i lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviç.

“Në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin në Ohër që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes që e ka pranuar më 27 shkurt në Bruksel”, ka theksuar ai duke bërë thirrje edhe për tubime kundër marrëveshjes. Ai mes tjerash ka kërkuar edhe dorëheqjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton Radio Evropa e Lirë.

 

Në anën tjetër, kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Gërboviç, thotë se është lajm i rëndësishëm marrëveshja. “Është e pamundur të jesh politikan pro-evropian, të angazhohesh për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të jesh kundër kësaj marrëveshjeje. Pyetja për ne është se a pranojmë të jemi pjesë e hapësirës politike të krijuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, apo jo”, ka thënë ai në TV N1.

Kosova dhe Serbia më 18 mars u pajtuan për Marrëveshjen dhe planin e zbatimit të saj për normalizim të marrëdhënieve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!