Me të njëjtin skenar, atë të bllokimit të nyjeve kryesore të Tiranës, opozita thirri këtë të hënë në protestë mbështetësit e saj.
Protesta riktheu në rrugë kreun e demokratëve, i cili sot iu bashkua protestuesve, pas një viti qëndrim në arrest shtëpi, pasi rifitoi lirinë në Nëntor, pasi GJKKO i revokoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpi’ në lidhje me dosjen Partizani.
Edhe në këtë protestë skenari ishte i njëjtë, bllokim i nyjeve kryesore të Tiranës. Në jo pak raste protesta u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kërkuan zhbllokimin e rrugëve. Militantët dhe deputetët demokratë u mbledhën te Bashkia, rrethrrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Uillson dhe te Pallati me Shigjeta.
Policia e Shtetit tha se do të garantojë të drejtën e qytetarëve për tubim, por nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve nga protestuesit. Në përgjigjen e kthyer PD që kerkoi leje për protestën dhe bllokim rrugësh sot pasdite, policia thekson se Bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe u kujton organizatorëve të protestës se do të mbajnë pergjegjësi.
Zhvillimet minutë pas minute
Ora 20:00 Përfundon protesta e Berishës, lirohen të gjitha rrugët, por çfarë u arrit?
Rihapen kryqëzimet në kryeqytet pas tre orësh bllokim nga protestuesit e PD-së. Rruga e Elbasanit, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, te bashkia, sheshi Wilson dhe te Pallati me Shigjeta janë hapur tërësisht. Në disa pika, pati edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Në Rrugën e Elbasanit, pati tensione nga Flamur Noka, i cili sulmoi dhe kërcënoi efektivët, të cilët tentuan që të lironin rrugën e bllokuar.
Ora 19:46 Protesta bllokuese e opozitës, shoqërohen 15 protestues në polici
Protesta bllokuese e opozitës, shoqërohen 15 protestues në polici. Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se policia ka nisur tashmë shqërimet e para pas protestës. Leka tha se 15 personat e shoqëruar janë nga të gjitha nyjet kryeosre që u bllokuan sot nga protestuesit e PD
Ora 19:40 Mbyllet protesta te Sheshi ‘Wilson’/ Hapet rrethrrotullimi
Është mbyllur protesta e opozitës te sheshi ‘Wilson’. Si rrjedhojë, është hapur qarkullimi te sheshi Wilsoin, një ndër pikat ku opozita po proteston.
Ora 19:22 Vijon bllokimi te ‘Pallati me Shigjeta’/ Konfrontime fizike mes protestuesve dhe policisë
Gazetarja Xhoana Çallaku raportoi për ABC News nga ‘Pallati me Shigjeta’ ku protestuesit vazhdojnë të mbajnë rrugën e bllokuar. Sipas gazetares, ka një protestë nga ana e drejtuesve të mjeteve që i bien borive. Gjithashtu, gazetarja raportoi se kishte një konfrontim fizik mes protestuesve dhe policisë.
Ora 19:10 Protesta e opozitës/ Policia nis shoqërimet përpara Bashkisë së Tiranës
Ora 18:41 Noka dhunon policët/ Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit
Tensione dhe përplasje te Rruga e Elbasanit. Protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, të cilët kanë tentuar që të lirojnë rrugën e bllokuar tashmë prej afro dy orësh nga opozitarët.
Deputeti Flamur Noka është konfrontuar fizikisht me punonjësit e policisë, pasi këta të fundit kërkojnë largimin. Siç shihet edhe nga pamjet e ABC News, ai sulmon dhe kërcënon efektivët.
Policia ka hapur një nga akset e rrethrrotullimit te Zogu i Zi, i bllokuar prej afro dy orësh nga opozita.
Më herët, gazetarja Bleona Sari raportoi se protestuesit rrethuan makinat, duke mos i lejuar të kalojnë.
Ashtu sikundër herët e kaluara, militantët janë mbledhur edhe te Bashkia, Rruga e Elbasanit, Sheshi Uillson dhe te Pallati me Shigjeta.
Ora 18:25 Protestuesit rrethojnë makinat në “Zog të Zi”, nuk i lejojnë të kalojnë
Protestuesit rrethojnë makinat në Zog të Zi, nuk i lejojnë të kalojnë
Ora 18: 15 Është shoqëruar me tension protesta e opozitës pranë sheshit Wilson në Tiranë. Pas disa thirrjeve të përsëritura për lirimin e rrugës, policia ka ndërhyrë për hapjen e qarkullimit, por ka hasur në rezistencën e protestuesve.
Ora 17:52 Sheshi Wilson prej një ore, i bllokuar. ABC News sjell pamjet me dron
Një numër i madh efektivësh ndodhen pranë sheshit ‘Wilson’ në Tiranë, aks që vijon të mbahet i bllokuar nga protestuesit, pavarësisht thirrjeve të policisë për të liruar rrugën. ‘Policia e Shtetit do të zbatojë ligjin’ dëgjohet në megafonët e policisë. ABC News sjell sakaq pamjet nga dron, nga ky shesh ku duket pjesëmarrja e pakët e protestuesve
Ora 17:51 VIDEO/ Bllokohet ambulanca në Zog të Zi, protestuesit nuk e lejojnë të kalojë
Një ambulancë ka mbetur e bllokuar pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi për shkak të bllokimit të rrugës nga protestuesit opozitarë.
Ora 17:42 Bllokimi te ‘Zogu i Zi’/ Qytetarët e revoltuar thirrje protestuesve: Hapni rrugët
Gazetarja Bleona Sari ka raportuar nga rrethrrotullimi I ‘Zogut të Zi’. Aktualisht drfejtue4sit e mjeteve kërkojnë që rruga të lirohet, por ende nuk ka një reagim nga protestuesit. ‘Vetëm para pak minutash patën disa qytetarë që u bën bashkë dhe vendosën të flisnin me protestuesit që të hapnion rrugët. Nuk ka pasur një reagim nga protestuesit apo edhe nga Oerd Bylykbashi. Ai pati dhe një komunikim me përfaqësues të policisë. Trafiku është bërë disa kilometra, por ende asnje lirim rrugësh. Kjo është një pikë kyce ku më herët opozita kishte bërë thirrje. Deri më tani kemi rreth 60 forca të efektivëve që janë në gadishmëri, edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë në gadishmë. Deri më tani vec bllokimit nuk ka pasur incidente apo konfrontime.
Gazetarja Xhoana Çollaku raporton se edhe te “Pallati me Shigjeta” janë bllokuar të dy korsitë e rrugës. Ndërsa, gjatë gjithë kohës, policia bën thirrje për të shmangur bllokimin e rrugës. Ndërkohë, të gjitha automjetet janë duke i rënë borive për të zhbllokuar rrugën. Sakaq, vetëm pak minuta më herët ishte një nënë në makinë që kishte një fëmijë të sëmurë dhe do ta çonte në spital. Ajo pati një përplasje me protestuesit për të hapur rrugën. Fal ndërhyrjes së policisë, pati zhbllokim rrugës dhe zonja e çoi fëmijën në spital.
Ora 17:31 Protestuesit e opozitës bllokojnë dhe dy korsitë te “Pallati me Shigjeta”
Gazetarja Xhoana Çollaku raporton se edhe te “Pallati me Shigjeta” janë bllokuar të dy korsitë e rrugës. Bllokimi ka shkaktuar kaos dhe irritim me drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar në trafik, të cilët kanë nisur t’i bien borive të makinave në shenjë proteste gjithashtu
Ora 17:11 Opozita në protestë, i njëjti skenarbllokohen nyjet kryesore të Tiranës
Vetëm pak minuta më parë disa militantë të udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka janë larguar rreth Rrugës së Elbasanit. Gjithashtu më herët ishin dhe shumë deputetë të tjerë.U tha fillimisht se Berisha do të ishte në orën 17 në selinë blu, por nuk ka mbërritur ende dhe nuk dihet ende se ku do ta nis protestën. Sipas gazetares, Greta Bullari, skenari është i njëjtë, pritet të bllokohen pesë akset kryesore të kryeqytetit.
Ora 17:17 Protesta e PD/ Bllokohet rruga e Elbasanit, protestuesit nuk lënë mjetet të kalojnë
Gazetari Ermal Vija raportoi lidhur me protestën e opozitës nga rruga e Elbasanit e cila tashmë është bllokuar. Në raportimin e tij, gazetari përmendi se ka një ‘protestë’ nga ana e drejtuesve të mjetëve që kanë mbetur të bllokuar
Partia Demokratike ka thirrur këtë të hënë në protestë mbështetësit e saj. ABC News sjell pjesëmarrjen e protestuesve me pamjet me dron, të cilët kanë bllokuar tashmë aksin rrugor te Bashkia e Tiranës. Gazetarja Gerta Vasku tha për ABC News se bllokimi ka shkaktuar zemëratë te qytetarët e bllokuar në trafik si pasojë e bllokimit të rrugës. Policia e Shtetit tha sot se do të garantojë të drejtën e qytetarëve për tubim, por nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve nga protestuesit. Në përgjigjen e kthyer PD që kerkoi leje për protestën dhe bllokim rrugësh sot pasdite, policia thekson se Bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe u kujton organizatorëve të protestës se do të mbajnë pergjegjësi.
Ora 17:19 Sheshi “Wilson” pjesërisht i hapur/ Policia lejon qarkullimin e automjeteve në dy krahe
Policia ka lejuar qarkullimin e automjeteve vetëm në dy krahë te Sheshi “Willson”. Ndërkohë, po i bën thirrje protestuesve për të liruar rrugën. Më herët, policia ka paralajmëruar se bllokimi i rrugëve është vepër penale.
Ora 17:25 Bllokohet ‘Zogu i Zi’/ Protestuesit konfrontohen me drejtuesit e mjeteve
Bleona Sari raportoi nga rrethrrotullimi i ‘Zogut të Zi’ ku tashmë qarkullimi është bllokuar plotësisht. Sipas gazetares, ka pasur konfrontime mes drejtuesve të mjeteve dhe militantëve të revoltuar dhe të vendosur për të vazhduar bllokimin./abcnews.al