Opozita në Kuvend? Vokshi: S’ka vendim. Zyla: Po thyeni rregulloren

schedule21:12 - 23 Janar, 2019

schedule 21:12 - 23 Janar, 2019

Deputetja Albana Vokshi dhe Julian Zyla janë përplasur në studion e emisionit “Byro Politike”. Ata kanë debatuar lidhur me vendimin që do marrë opozita për të hyrë apo jo në Kuvend. Vokshi u shpreh se ende opozita nuk ka dalë në një vendim për këtë çështje. Ndërsa Zyla i kujtoi se opozita po thyen rregulloren e Kuvendit. Ai tha se opozita kishte kërkuar fjalën gjatë shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj. Sipas tij një akt i tillë nuk parashikohet në rregullore.

Vokshi: Është një vendim që ende nuk është marrë. Nuk është diskutuar për marrëdhëniet që do kemi me Parlamentin. Shlekja me të dyja këmbët e lirisë së fjalës nga kryetari i Kuvendit duke i mohuar fjalën opozitë do kemi shumë diskutime me raportin që do marrim më Parlamentin. Është një vendim ku ne duhet të diskutojmë gjatë. Nga aletarët e opozitës ka nga ata që janë pro ka edhe nga ata që ajnë kundër. Është lënë për ditët në vijim për t’u diskutuar.

Zyla: Ju nuk duhet të kërkoni të thyeni rregullat e brendshme të Parlamentit. Ju nuk kemi pse kërkoni debat për ministrat.

Vokshi: Para se të vini këtu hapni regulloren dhe lexoni.

Zyla: Ndaj nuk iu besojnë qytetarë sepse ju thoni fajin e ka Rama.

Vokshi: Ju po e bëni zëvëndësin e Ramës dhe nuk e kupton se çafrë po flet.

Zyla: Të bëhet një opozitë e besueshme.

Vokshi: Po po e kuptova, fajin e ka Sali. Kjo është ajo që do të përcjellë Rama. Kjo është fatkeqësia se ka zgjehdur juve t’i shërbeni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!