Të dobët, të paaftë dhe të kompromentuar e ka cilësuar Astrit Patozi në emisionin “Provokacija”, opozitën e Lulzim Bashës, që sipas tij kjo është dhe fat i madh për Edi Ramën.
Ai e akuzon Lulzim Bashën si një humbës të lindur, që ka hyrë në politikë vetëm për të bërë para dhe jo për t’i shërbyer publikut.
“Lulzim Basha nuk humbet se po e akuzoj unë, por unë e akuzaoj se për shkak se ai humbet dhe ai humbet në të gjitha rastet, unë jam gati të hesht, por ai do humbasë prapë. Humbet sepse është looser, është humbës i lindur. Pse se nuk ka hyrë në këtë lojë për interes publik por për interes personal dhe këto të gjitha janë prova”.
Sipas tij edhe shqiptarët e kanë nuhatur këtë gjë dhe brenda Partisë Demokratike nuk besojnë te fitorja e Lulzim Bashës.
“Dhe ju mendoni se shqiptarët nuk e nuhasin këtë gjë. Brenda strukturave të PD nuk besojnë te fitorja e Lulzim Bashës dhe kanë të drejtë se ata preisn nga lideri i tyre që të japë një model të ri, si do e bënte opozita diferencën, duke thënë që nuk ëhstë e njëtë me pushtetin duke dhënë shembullin en dryshëm, po me kuantin do e japësh shembullin që pret lekë në opozitë dhe e shoqja e tij që është emigrante në Hollande, vjen nga Hollanda dhe bën lekë në Shqipëri, ndërsa shqiptarët po ikin atëherë ky nuk mund që t’i përfaqësojë këta njerëz”. /abcnews.al