Kryeministri Rdi Rama gjatë falës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se opozita po i ‘fryn’ pa sukses borive të nacionalizmit.
Më tej kryesocialisti tha se mosmarrëveshjet, referuar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të zgjidhen si qytetarë largpamës evropianë e jo si ballkanik.
Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se me kryeministrin e Greqisë ka gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve.
“Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga ne. Jemi munduar që të largohet me dialog, me mirëkuptim.
Te kryeministri i Greqisë kam gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve. Ne Shqipëri ne kemi një opozitë ekzakt që bën të njëjtën gjë si jo në Greqi. Kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërinë do i ndihmonte edhe një komunikim i drejtpërdrejtë.
Duhet t’i i zgjidhim mosmarrëveshjet si evropianë largpamës e jo si ballkanas sylesh. Më vjen vërtet keq që këto ngrica ciklike janë penguar të mos duket progresi në disa drejtime më rendësi.”, tha Rama. /abcnews.al