Kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu e konsideron një shfaqje të shëmtuar, atë që çdo ditë për etiketohet si opozita e re në parlament. Nga emisionin “Mbrëmje Ide” në ABC News, kreu i republikanëve theksoi se opozita e vërtetë nuk mund të manipulohet. Sipas Mediut, Rama po përdor të njëjtin stil si Erdogan dhe Putin për të mos u zëvendësuar asnjëherë.
“Rama e ka thënë që ne e kemi një opozitë të re dhe do e kalojmë. Një njeri që ka manipuluar zgjedhjet, ka blerë deputetë nuk do ndalojë të bëjë diçka krejt fiktive, por nuk do i shërbejë interesave të Shqipërisë. Unë nuk mendoj që kjo lloj shfaqje qesharake e parlamentit mund të krijojë efekt pozitiv te qytetarët apo funksionimi i parlamentit. Nuk mendoj që opozita në vend mund të zëvendësohet. Rama historitë i ka të ngjashme, i pëlqen stili i Putinit apo Erdoganit. Ata kanë bërë të njëjtën gjë për të mos u zëvendësuar asnjëherë”, tha ai.
Sipas kryetarit të PR-së, opozita synon të bëjë shoqërinë shqiptare të reagojë. Në të kundërt, problemet do të zgjasin dhe do të shkojë deri në pikën e një përplasjeje nëse Rama nuk largohet, ose të pranohet qeverisja autoritare.
“Nëse do tkurret shoqëria shqiptare. Nëse do pranojë që të ketë një regjim autoritar, një regjim që kontrollon jetët e tyre, pra nuk vlerëson lirinë dhe opozita do jetë në një pozicion që nuk do dijë të reagojë ndaj kësaj mungese lirie, atëherë mund të ndodhë. Por nuk besoj që shqiptarët që fituan në vitin 1990 do ta lëshojnë për hatër të Edi Ramës, apo forcës që ka krimi i organizuar në Shqipëri. Në këtë pikëpamje unë mendoj se për sa kohë kemi një bindje të popullsisë që duam të jemi pjesë e BE-së, jemi vend anëtar i NATO-s ne duam ta bëjmë shoqërinë shqiptare të reagojë. Sa më shumë të zgjasë kjo lloj pushteti, aq më tepër do të zgjasë një lloj agonie, mjerimi, do ketë më tepër pushtet krimi dhe do vijmë në një pikë të tillë dhe këtë i thamë zotit Danielsson ose do shkojmë në një përplasje nëse zoti Rama nuk arrin që të kuptojë që duhet të japë dorëheqje dhe krijimin e një qeverie tranzitore ose do tentojë të ketë një qeverisje autoritare që nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë dhe pastaj besoj se vjen një moment dhe faktori ndërkombëtar do arrijë të kuptojë që nuk është demokraci funksionale, nuk është Rama zgjidhja, por problemi, tha Mediu.
Sipas Fatmir Mediut, Rama duhet të japë dorëheqjen sepse është përgjegjësi i kësaj situate. Ai theksoi se opozita nuk është kundër negociatave me PS-në, pasi edhe këta të fundit kanë një impakt në shoqërinë e vendit. Qëllimi duhet të jetë i përbashkët, sipas tij, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Gjithashtu, Fatmir Mediu deklaroi se opozita po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.
“Ne po përgatitemi për zgjedhje të parakohshme. Po përgatitemi për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.
Për sa i përket frikës së një përplasje sociale, kryetari i PR-së tha se, “Ajo që dëshiroj është që të kemi një zgjidhje, që duhet të vijë nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Ajo që dëshiroj të besoj është që nëse opozita hoqi dorë nga mandatet, dhe ajo duhet të ndodhë edhe nga krahu i tjetër për të kuptuar që karrigia e kryeministrit nuk është më e rëndësishme se Shqipëria. Nuk është më e rëndësishme se procesi i integrimit. Të gjitha pallavrat na kanë besuar, s’na kanë besuar përballë një momenti, kur mund të vijmë te ajo pikë të një përplasje, çdo njeri që ka minimum koshience duhet të fillojë dhe të mendojë kush janë pasoja? Dhe pasojat janë në vendin tonë. Këtu duhet të gjendet gjuha e kuptueshme”./abcnews.al

