Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Opozita e mandatoi për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, Bylykbashi: Koalicionet s’duhen prekur

schedule17:01 - 8 Shtator, 2020

schedule 17:01 - 8 Shtator, 2020

Nga Juxhin Mustafaraj

I mandatuari i Partisë Demokratike në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi ka marrë besimin e opozitës së bashkuar për tu rikthyer në Kuvend për të qenë pjesë e procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Në një intervistë për ABC NEWS, Bylykbashi flet për një urgjencë që ka lidhur me përkthimin e ndryshimeve kushtetuese të korrikut sa i takon hapjes së listave por edhe ndarjes së mandateve parlamentare.

Ne do të shprehim shqetësimin, që Këshilli Politik…pra i gjithë procesi zvarritet. Sot është data 8 dhe procesi nuk ka filluar ende. Kjo është e paprecedentë që të ndryshohet procesi zgjedhor dhe rregullat themelore në të gare zgjedhore, në një kohë kaq të shkurtër, çdo vonesë që po i bëjnë procesit të reformatimit të Kodit Zgjedhor dhe përgatitjeve të zgjedhjeve”, deklaron Bylykbashi.

Për ekspertin zgjedhor të demokratëve, ndryshimet kushtetuese nuk e prishin formulën aktuale të ndërtimit të koalicioneve.

“Heqja nga Kushtetuta nuk pengon në mënyrë absolute që koalicionet të qëndrojnë kështu siç janë sot dhe një rregull i gjithë pranuar është që këto rregulla loje ndryshojnë me konsensus”, shprehet ai.

Në prag të çdo procesi zgjedhor ka edhe një rishikim të shpërndarjes së mandateve në raport me numrin e popullsisë, por a do të zhvendoset në Tiranë e gjithë beteja për zgjedhjet e ardhshme?

“Është e nevojshme që të rishikohet numri i mandateve. Por ka një mungesë transparence totale  për mënyrën si do të përllogaritet. Ministria e Brendshme është krejt e mbyllur”, thekson Bylykbashi.

Opozita është në pritje të mbledhjes së Këshillit Politik për të përcaktuar ndryshimet e fundit në  Kodin Zgjedhor për tu angazhuar më pas në organizimin e fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!