Opozita e gjashtë rrathëve/ Noka dhe Dogjani kërkuan përplasje, policia nuk ra pre e provokimeve

schedule19:55 - 29 Tetor, 2024

schedule 19:55 - 29 Tetor, 2024

Me Range Roverin e Nokes dhe makinat mijera euro te deputeteve te Berishes dhe Metes nisi bllokimi i levizjes tek rrethrrotullimi i sheshit shqiponja ne Tirane.

Pjesemarrja gjithnje e me e paket, por gomat dhe flaket nuk munguan, protestuesit I kishin marre disa goma me vete, si per te treguar simboliken qe tashme I perfaqeson.

Nuk mungoi as kali, I cili si nje “protestues” besnik, nuk mungon ne asnje proteste te opozites.

me bllokimin e lëvizjes ne 6 akseve kryesore te vendit, tek rrethrrotullimi i sheshit shqiponja ne kryeqytet, rrethrrotullimi i Milotit, ai i Shkozetit, rrethrrotullimi i Bradasheshit, Rrogozhinës dhe ai i Levanit, opozita kerkoi te tregonte mbeshtetjen e saj kombetare, por ajo qe u vu re ishte se protestuesit mezi e prisnin oren 20 qe te largoheshin, madje shume prej tyre iken edhe para perfundimit te orarit.

Deputetet e PD u përpoqën të krijonin tension e përplasje me policinë e cila në asnjë moment nuk ra pre e provokimeve.

Ne Elbasan u shoqeruan 21 protestues, ndersa pritet te kete te tjere te ndaluar.

Pavarsisht se nuk pati asnje rezultat, Flamur Noka ishte I knaqur, ne fund kur e deklaroi edhe mbylljen e protestes, ai e konsideroi si nje fitore.

Nje qytetar e humbi durimin nga pritja 3 ore ne makine.

Ndersa dikush harroi qe ishte ne protesten e Berishes.

ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE

Ora 19:40 “Çlirohet” Bradasheshi/ Fillojnë ndalimet e para, policia shoqëron disa nga bllokuesit

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë duke spostuar protestuesit në rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke lejuar kalimin e automjeteve që prisnin në rradhë prej më shumë se dy orësh. Më herët, pati tensione mes policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit kërkuan largimin e saj. “Protestuesit kërkojnë të largojnë policinë ndërkohë që bëhet thirrje për të zhbllokuar rrugën. Pati pak çaste një konfrontim mes policinë dhe protestuesve që kërkojnë të largojnë policinë nga ky aks”, raportoi gazetarja Gerta Vasku, e cila po ndjek nga afër situatën në këtë zonë.

Ora 19:24 Digjen gomat në sheshin “Shqiponja”/ Policia nis dalëngadalë lirimin e rrugëve

Prej orës 17:00, opozita po proteston duke bllokuar disa akse kryesore në vend.  Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani janë konfrontuar me policinë te mbikalimi i Kamzës. Disa protestues kanë djegur goma.

Ora 19: 15 Noka nis revolucionin e Surrelit/ Digjen gomat në sheshin “Shqiponja”, policia nis dalëngadalë lirimin e rrugëve

Ora 19:13 “Çlirohet” Bradasheshi, policia nis gradualisht lirimin e rrugëve

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë duke spostuar protestuesit në rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke lejuar kalimin e automjeteve që prisnin në rradhë prej më shumë se dy orësh.

Më herët, pati tensione mes policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit kërkuan largimin e saj.

“Protestuesit kërkojnë të largojnë policinë ndërkohë që bëhet thirrje për të zhbllokuar rrugën. Pati pak çaste një konfrontim mes policinë dhe protestuesve që kërkojnë të largojnë policinë nga ky aks”, raportoi gazetarja Gerta Vasku, e cila po ndjek nga afër situatën në këtë zonë.

Ora 18:58 VIDEO/ Pas gomave, protestuesit i vënë flakën shkurreve anash autostradës në Milot. Nuk lejojnë ndërhyrjen e zjarrfikëses

Pasi dogjën gomat, protestuesit e PD të mbledhur në rrethrrotullimin e Milotit i kanë vënë zjarrin edhe shkurreve anësore të autostradës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një zjarrfikëse, por nuk e kanë lejuar që të ndërhyjë për të shuar flakët.

Protestuesit vijojnë bllokimin e kësaj pike që prej orës 17:00. Bllokim rrugësh ka edhe në te segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Bradashesh, Rrethrrotullimi Rrogozhinë, Rrethrrotullimi Levan

Ora 18:50 “Isha gjithë ditën në punë”, qytetari i indinjuar me bllokimin e rrugës nga protestuesit në Elbasan: Po më vdes gruaja, e kam të sëmurë…

Qytetarët janë të indinjuar me bllokimin e rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan nga protestuesit e opozitës prej afro dy orësh tashmë.

Njëri prej tyre tha në një prononcim për mediat se i duhet të shkojë në shtëpi për shkak se ka gruan sëmurë por ka mbetur i bllokuar.

Ora 18:15 “Lironi aksin ose do marrim masa”/ Policia thirrje me altoparlant protestuesve te mbikalimi i Shkozetit

Policia i ka kërkuar protestuesve të opozitës që të lirojnë rrugën, të cilën ata e kanë bllokuar që prej orës 17:00, te mbikalimi i Shkozetit.

Uniformat blu kanë bërë thirrje me altoparlant protestuesve, teksa kërkuan lirimin e menjëhershëm të aksit, ndryshe paralajmëruan se do të marrin masa.

Ora 18:12 Krerët në burg, opozita në rrugë/ Protestuesit djegin gomat në autostradën Milot-Laç

Me krerët e saj nën arrest, opozita proteston këtë të martë duke bllokuar 6 akse rrugore. Protestuesit janë ndaluar në hyrjen e autostradës Milot – Lac dhe i kanë vënë zjarrin disa gomave.

Deri në këto momente nuk ka patur incidente, ndërsa protestuesit vendosën të vijojnë bllokimin disa qindra metra me poshtë se starti i saj dhe blute janë vendosur pranë urës së Milotit dhe monitorojnë në distancë situatën.

Ora  18:10 VIDEO+FOTO / Me kalë, pro Ilir Metës. Opozita organizon protestë në disa segmente

Me veshje kombëtare, hipur mbi një kalë, është kjo mënyra që ka zgjedhur të protestojë një prej qytetarëve në Milot.

Opozita thirri një tjetër protestë pas arrestimit të Ilir Metës, pak ditë më parë.

Ora 17: 10 Ashtu sikundër ishte njoftuar, deputetë të opozitës, kanë bllokuar edhe rrethrrotullimin e Milotit, si pjesë të akseve rrugore ku do të protestohej pasditen e kësaj të hëne. Ndonëse nga policia bllokimi I rrugëve u konsiderua vepër penale, deputetët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, duke vendosur në rrugë makinat e tyre.

Ora 17:05 Protesta e opozitës, bllokohet rrethrrotulimi i Rrogozhinës

Ora 17:05 Bllokohet qarkullimi ne Elbasan/ Protestuesit i hapin rrugen automjetit te policise

Ora 17:10 “Në të dyja anët janë parkuar mjete të deputetëve të PD që kanë bllokuar lëvizjen në të dyja krahët. Ka një prezencë të qytetarëve që ndodhen në të dyja segmentet. Gjithashtu edhe efektivë të policisë së shtetit, siç janë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponja që qëndrojnë në gatishmëri.”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Ora 17:02 Pak minuta nga nisja e protestës së opozitës, qarkulimi në segmentin Casa Italia – Sheshi Shqiponja”, vijon normalisht.

Në pamjet e filmuar me dron nga ABC News, shihet qarkullimi normal I automjeteve, ndërsa në anë të rrugës janë pozicionuar efektivë të policisë, për mbarëvajtjen e protestës.

Opozita ka njoftuar se do të ketë bllokim të këtyre akseve rrugore në shenjë të mosbindjes civile. Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, prej mbrëmjes së të mërkurës, ka shpërndarë planin e masave, për protestën bllokues të thirru nga opozita, rreth orës 17 të së martës.

Në këtë plan masa, policia e Shtetit, ka përcaktuar se në të 6 pikat ku do të mblidhen protestuesit e opozitës, të jenë të pranishëm nga 300 efektivë të forcave të rendit. Ndërkohë në ndihmë të tyre do të jenë, reparti i Frocave të Sigurisë Kombëtare, si dhe Repartet “Shqiponja” nga i gjithë vendi.

AbcNeës mëson se policia do tentojë te mbajë hapur kryqëzimet ku parashikohet bllokimi i rrugëve Kombëtare, ndërsa ka apeluar organizatorët e protestës, se pengimi I mjetëve të transportit është vepër penale që dënohet nga gjobë deri në 3 vjet heqje lirie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!