Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi ka deklaruar në “News Line” se opozita ka bërë mirë që është rikthyer në parlament.
Ai ka theksuar se ky rikthim duhet të bëhej më parë, pasi pjesëmarrja në parlament është me rëndësi për jetën parlamentare
“Unë nuk shikoj ndonjë gjë të madhe, por opozita ka bërë shumë mirë që është kthyer. Detyrimisht duhet të kthehet dhe opozita ka të drejtën e fjalës. Tani në parlament do të votohen dhe ligje të rëndësishme. Pa parlamenti, opozita mbetet memece në një farë mënyre. Nuk është vetëm çështje ligji.
Unë i përshëndes që u kthyen, madje ky kthim duhet të ishte që më përpara. Uroj që ky kthim të jetë defenitiv, pasi besoj që këtë lloj përplasje brenda parlamentit e kemi provuar shumë herë dhe nuk janë shumë frytdhënës.
Arsyeja kryesore është që e kanë kuptuar që pa jetën parlamentare, opozita humb shumë pikë. I dyti, pastaj me buxhetin sepse nëse do të merret akoma do të bëjë akoma më mirë.
Diskutimi i sotëm është i arsyes teknike. Sepse këtu bëhet arsyetimi se si është mbyllur buxheti i 2023, a janë respektuar në rregull procedurat. Por debati i vërtetë fillon nga e hëna e mbrapa nëpër komisione. Unë gjykoj nga komisioni ekonomisë sepse aty është fusha ime. Unë për veten time kam theksuar temën e pensioneve”, tha ai.
Më tej, Shehi u ndal dhe te skema e re e pensioneve, e cila sipas tij, kërkon përmirësime teknike.
Skema nuk nxjerr më para. Përmirësimi i skemës janë punë teknike. Këtu duhet të rritet dificiti i sistemit të pensioneve, në qoftë se sot jep 200 milionë qeveria për të plotësuar pensionet, duhet të japi 500 milionë. Duhet të bëjë një shportë subvencioni e ndarë nga skema, që këto njerëz që janë me pensione të ulëta të fitojnë. Është e thjeshtë formula dhe skema që është ndërtuar në vitin 2015, ajo do të vazhdojë. Është e thjeshtë fare”, shtoi ai./abcnews.al