Opozita dorëzoi mandatet, Rama: Akt i paparë dhe i padëgjuar

schedule19:04 - 21 Shkurt, 2019

schedule 19:04 - 21 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat për të folur mbi djegien e mandateve nga ana e opozitës. Këtë vendim të marrë nga ana e opozitës kreu i qeverisë e ka quajtur akt të paparë dhe të padëgjuar.

“Ky është një nga ato momente ku përtej fjalëve, përtej ekravene që zhumojnë dhe portaleve që bubullijnë dhe përtej konfliktit politik që vijen nga interesat personale, duhet të përpiqeni të shohin sa më qartë dhe të reflekjomë sa më thellë.

Opozita ka konsumuar një akt të panjohur nga vendet me zgjedhje. Ky është një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo krejt i pashpjegueshëm për ne në Shqipëri.

Jam zgjedhur Kryeministër i Shqipërisë dy herë. Kujtoj se opozitës iu dhanë të gjitha portofolet që kërkoi përfshirë dhe Ministrinë e Brendshme dhe të gjitha agjesitë shtetërore plus kryetarin e Komisionit të Zgjedhjeve. Mbi këtë dakordësi u firmos edhe marrëveshja e fundit. Akoma nuk kanë reflektuar se përse humbën. Unë nuk jam as i rënë nga qielli as i pagabueshëm, kam bërë gabime por kam ditur edhe të tërhiqem. Më shumë se njëherë ndaj atyre që më janë vërsulur nuk kanë qenë për ti mbajtur mend me krenari, por jam stërmënduar dhe për ti dëgjuar dhe respektuar të gjithë.

Shqipëria sot ka plot halle dhe probleme. Unë nuk jam as i rënë nga qielli dhe nuk jam as i pagabueshëm dhe as i pakritikueshëm. Por kam ditur të tërhiqen dhe të them më fal më shumë se një herë.

Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se njëherë kur kam kuptuar se kanë pasur të drejtë ata që janë ankuar, dhe nga ana tjetër kam bërë çmos tu gjendem gjithnjë atyre që më kontaktojnë dhe t’i respektoj me përgjigje dhe replika ata që më shkruajnë. Për mua nuk është nevojë për të shtyrë kohën, por pjesë e detyrës e përpjekjes për të përfshirë njerëzit e zakonshëm, si njëri prej tyre edhe kur gabimisht replikat e mia lexohen si arrogancë. Sulmohem përditë edhe për natë jo vetëm nga gojë përdalët e opozitës, por edhe lloj lloj tipash deri në fis edhe në farë kam hyrë në një borxh të pashlyeshëm me fëmijët me gruan me nënën që mbajnë pesha të rënda balte dhe stresi.

Kurrë nuk kam menduar gishtin e pushtetit kujt më ka baltosur apo bojatisur, apo si hajdut, mohuesi i fëmijës tim apo shkaktari i një mijë e një të zeza, që nuk i kam bërë kurrë. Ndonjëherë edhe e kam humbur sensin e masës në reagimet e mia, por Saliut nuk i kam thënë kriminel me duart me gjak, apo Ilirit ti kem thënë horr bulevardi, apo Monikës hajdute me çizme. Nuk do të gjeni ndonjë tytë balte drejtuar prej meje ndaj ndonjë analisti. Apo të kem shantazhuar ndonjë pronarë mediash, pavarësisht tonelatave të baltës. Ëshë shumë herët të bëj plakun e urtë, por as nuk i kam premtuar.

Droga ishte aktivitet politik që nga Lazarati dhe në çdo pjesë të Shqipërisë, ishte krimi si hije e jetës politike publike nga vrarësist dhe përdhunuesit që nxirreshin nga burgu me lejen e ministrit të Drejtësisë pë të shoqëruar deputetët e partisë në fushatat elektorale apo vrasjet ordinere. Për të mos harruar vrasjet politike nën dritaren e Kryeministrisë, që sot nuk mund të imagjinohen. Ky është momenti ta them sa më troç, Shqipëria që unë dua, dhe që kam marë besimin e kam bashkë me PS mbështetjen e këtij populli, nuk është ajo që duam. Por kjo nuk është ajo që kishim, por nuk krahasohet dot në asnjë fakt apo shifër, fushë apo zonë me atë që kishim, në kohën që këta që kërkojnë kokën time, ia futën kokën në keqqeverisjen e tyre.

Edhe qeverisja ka plotë të meta, por po qeveris për shqiptarët. Ndërsa ata prodhuan keqqeverisje dhe sot që nuk e kam mundësinë të qeverisë prodhon vetëm lajme të këqija. Patjetër nuk është Shqipëria që unë dua në universitete, por studentët paguajnë 50% të tarifave, ndërsa të tjerët marrin bura. Rindërtim ii konvikteve ka nisur dhe vijon. Studentët e bënë duke e vendosur në rendin e ditës atë që ne nuk e kishim.

Por tregon sa e vërtetë është për mua fjala bashkëqeverisje dhe dallimit me atë që bëjnë sikur kanë ardhur nga Hëna. Nuk është Shqipëria që unë dua ajo e zyrave të shtetit, që u përgjigjen njerëzve, por nuk ka njeri që të mbetet pas zyrave, sapo çon një sinjal te platforma e bashkëqeverisjen, kjo është një adresë urgjence, por ku ishte deri dje? Deri dje për të zgjidhur hallin duhet të zgjidhje mes partisë dhe ryshfetit. Lanë mandatet se nuk kanë pas popullin dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Ata që përmes politikë kanë bërë banjo edhe për macen, ndërsa sot i flasin popullit nga maja e takave sikur të ishin të dërguarit e Zotit. Kjo është ditë e keqe për demokracinë. E dëmshme sa të duash kjo sjelle destruktive kjo sjellje e opozitës. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi që goditet për të vetët. Mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave.

Pamjet e së shtunës mund të kenë pasoja për turizmin. Opozita është kthyer në rrezik serioz për partnerët tanë strategjikë. Praktikisht dhe këtë e dinë të gjithë, kjo opozitë e ka lënë prej kohësh Shqipërinë pa një sfidant të besueshëm, por një opozitë e dobët, nuk të përmirëson por të tërheq në batakun e vet dhe të bën si veten. Por opozitën nuk e zgjedhim, por e pranojmë pa kushte dhe përpiqemi ti krijojmë kushtet që të shprehet sa më qartë. Ata që sot ankohen se jetojnë në Venezuelë, atje ku SHBA dhe BE-ja janë me opozitën, ndërsa këtu kundër”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!