Opozita dhe ndërkombëtarët blindojnë zgjedhjet në Turqi

schedule17:08 - 22 Qershor, 2018

schedule 17:08 - 22 Qershor, 2018

Në Turqi ekziston frikë e madhe nga ana e opozitës se zgjedhjet e së dielës do të manipulohen nga qeveria dhe aleatët e presidentit Erdogan. Për këtë do të angazhohen më shumë se gjysëm milioni vëzhgues.

Partitë kryesore të opozitës turke dhe disa Organizata Jo Qeveritare kanë ndërmend të vendosin më shumë se gjysmë milioni vëzhgues të dielën në qendrat e votimit gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative. Opozita i frikësohet abuzimeve zgjedhore gjatë këtyre zgjedhjeve të dyfishta. Ajo vë në dukje ndryshimin e fundit në ligjin zgjedhor – harta zgjedhore në veçanti është reduktuar sipas tyre në juglindje të vendit kryesisht ne zonat kurde. Opozita në kërkesën e saj vë theksin dhe tek dyshimet e mashtrimit që e dëmtuan referendumin kushtetues të vitit të kaluar.

Projekti përfshin mobilizimin e 519,000 vëzhguesve në rreth 180,000 vendvotime anembanë vendit. “Ndryshimet në ligjin zgjedhor i bënë zgjedhjet më pak të sigurta”, tha deputeti i opozitës Riza Turmen, ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “të lejosh menaxhimin e këtyre zgjedhjeve burokratëve, forcave të sigurisë dhe qeverisë në vend të partive politike është shqetësuese,” shtoi ai në një konferencë për shtyp.

Partia Republikane Popullore (CHP, forca kryesore e opozitës) dhe grupe të tjera, duke përfshirë partinë e Iyi, kanë krijuar një aplikacion smartphone që do t’u lejojë vullnetarëve të tyre të bashkërendojnë dhe të raportojnë në kohë reale në operacionet e tyre të dielën nga qendrat e votimit. Në prill të vitit 2017, Erdogan miratoi një referendum mbi një reformë të Kushtetutës që përforconte prerogativat presidenciale. “Po” fitoi ngushtë dhe opozita denoncoi parregullsi. Një raport i vëzhguesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Këshilli i Evropës më vonë zbuluan se 2.5 milionë fletëvotime mund të ishin manipuluar gjatë votimit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!