Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Opozita bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, Gjiknuri: Duan të krijojnë krizë artificiale

schedule13:20 - 18 Shtator, 2020

schedule 13:20 - 18 Shtator, 2020

Duan të krijojnë një krizë artificiale”. Kështu deklaroi Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat, pasi opozita bojkotoi mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Opozita braktisi tryezën, ndërsa në një kërkesë bënte me dije se duhet t’i drejtoheshin OSBE- ODIHR për dy çështjet që kanë hasur pengesë atë të koalicioneve dhe listave të hapura.

Ndërsa Oerd Bylykbashi tha se janë duke pritur përgjigje nga Gjiknuri, ky i fundit tha se OHIHR jep mendim vetëm bi produkte konkrete.

LEXO EDHE: Bojkotuan mbledhjen e Këshillit Politik, Bylykbashi: Presim përgjigje nga Damian Gjiknuri

Gjiknuri ftoi opozitën që të diskutojnë mbi draftin e paraqitur sot nga mazhoranca.

PD bojkoti këshillin megjithëse ishte edhe ajo kërkesë që kjo mbledhje të zhvillohej. Duhan të krijojnë një krizë artificiale. Stiset një debat i kotë, këtu po bëhet sikur po zihen për procedurë a ODIHR tani apo më vonë. ODIHR është një organizatë e specializuar për të dhënë mendimin juridik mbi produkte kontekte.

Se sot sollëm një produkt konkret. Në atë draft parashikohet koalicioni zgjedhur, vota parapëlqyer  për çdo kandidat dhe mekanizma që mundësojnë ndarjen e mandateve. Por konflikti është i stisur për këtë arsye sepse ODIHR shprehet mbi drafte. Të mos bojkotojmë këshillin, por të vinë me propozime konkrete. Ndryshime kushtetuese që hoqën fjalën koalicion diktojnë adresimin në kodin zgjedhor, ne kemi sjellë një variant. Letë thonë ata që ky versin është në kundërshtim me ODIHR. Por këtë nuk e thonë.

Hajde të kontribuojmë me produkt konkret, atu ka një draft, mund të ketë defekte, po hajde të diskutojmë. Ky është qëndrimi i PS. Unë i pres prap në mbeledhje, por ata kërkojnë qiqra në hellë.

PD të bëjë komente mbi draftin. Nuk pranon ODIHR drafte të njëanshme”,u shpreh Gjiknuri. g.v/abcnwws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!