Opozita bëhet gati për zgjedhje, Basha: Do paraqesim platformën ekonomike në gjithë vendin

schedule12:42 - 7 Qershor, 2020

schedule 12:42 - 7 Qershor, 2020

Anëtarët e kryesisë u njohën paraditen e të dielës me negociatat e zhvilluara nga opozita për draftin e reformës zgjedhore dhe rëndësinë që do të ketë përdorimi i teknologjisë në zgjedhje për të shmangur votimet masive për persona që nuk jetojnë në vendin tonë përmes kartave të identititet. Por për kreun e demokratëve, e gjithë vëmendja duhet përqëndruar te zgjedhjet.

Kreu i demokratëve njoftoi nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore si një premtim të bërë në zgjedhjet e vitit 2017.

LEXO EDHE: Basha: Kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie i zgjedh anëtarësia

“Sfida më e madhe është kriza ekonomike dhe kjo nuk mund të zgjidhet nga ata që e shkaktuan. E gjithë vëmendja jonë tani është tek e ardhmja.

 Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike. Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona.

Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre”, tha Basha”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!