Përveç krizës që po kalon Kosova në raport me ndërkombëtarët, kryeministri Albin Kurti duket se do të përballet tani më edhe me një krizë të brendshme politike në vendin e tij.
Pas mbledhjes së Këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Kreu I Kësaj force poltike Memli Krasniqi deklaroi se partia e tij do të bojkotoj seancat plenare duke mos votuar, ndërsa shtoi se duhen zgjedhje të parakohshme.
“Ne nga sot kërkojmë që në një kohë sa më të shpejt të diskutohet për shpalljen e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së kuvendit të Kosovës, sepse kjo shumicë parlamentare dhe zgjedhjet e kaluara nuk e kanë prodhuar këto institucione për të shkatërruar çdo raport të Kosovës me aleatët dhe partnerët perëndimorë. E dyta, ne nga sot nuk do të votojmë në asnjë forum të Kuvendit të Kosovës. As në komision e në as në seanca plenare, as ligje e as vendime, as rezoluta, as marrëveshje ndërkombëtare” u shpreh Krasniqi.
Memli Krasniqi deklaroi se do të shkëpusë edhe komunikimet me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin duke I akuzuar këtë persona si njerëzit që kanë shkatërruar marrdhëniet e Kosovës jo vetëm me SHBA dhe BE por edhe me Shqipërinë.
Edhe kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku paralajmëroi se do të ketë lëvizje për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Kreu i LDK-së shkroi në profiling e tij në FaceBook se nga dita e mërkurë do të organizojë takime me Gazetarë, Organizata të Shoqërisë Civile, Profesor , ish diplomat si dhe përfaqësusesh biznesesh me një synim të qartë, idenë e nisjes së një artikulimi të një mendimi të përbashkët për t’iu vënë kundër politikave përplasëse të Qeverisë Kurti me aleatët Historik.
Ramush Haradinaj Kreu I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës I cili ishte edhe politikani I pare që bëri thirrje për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Albin Kurtit, e bëri të qartë pas masave të Bashkimit Europian se shkarkimi I Albin Kurtit është një interes Kombëtar, teksa tha se kushdo që nuk vepron është bashkëfajtor.
Ndërsa Xhavit Halit, Deputeti i PDK-së u shpreh këtë të hënë në një intervistë për ABC News se ai I trembet një vale të dytë sanksionesh teksa kërkoi nga opozita që të lërë mënjanë inatat dhe të krijojë një strategji për daljen nga Kriza.
“Unë jam duke u trembur jo vetëm nga sanksionet e BE-së por edhe të SHBA-së dhe po e lus publikisht Kurtin që të reflektojë dhe të na e lërë ne përgjegjësinë e gabimeve. Ne si parti po diskutojmë në lidhje me masat e marra pas sanksioneve nga BE por si opozitë nuk kam parë që mund të ndërtojmë një strategji të përbashkët por për shkak të këtyre politikave po vuajnë gabime tona edhe qytetari i thjeshtë” tha Haliti.
Haliti tha se nëse Kurti nuk reflekton shpejt, pritet të ketë protesta nga Opozita në Kosovë./abcnews.al