Operohet “xholi” i Teutës, Krasniqi drejt rikuperimit të plotë

schedule13:57 - 23 Tetor, 2020

schedule 13:57 - 23 Tetor, 2020

Blerim Krasniqi gëzon Edi Martinin, por ka edhe një lajm jo të mirë. “Xholi” Fabio Beqja është dëmtuar dhe ka bërë një operim në pulpën e këmbës dhe nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për Teutën.

Futbollistët e ekipit durrsak e kanë vizituar një ditë më parë shokun e tyre dhe e presin të rikuperohet sa më shpejt. Për të mbetur tek infermieria, Krasniqi nga sot ka nisur përgatitjet i diferencuar.

Sulmuesi u dëmtua në një miqësore me Egnatian. Ai pati probleme në shpatull dhe mjekët i rekomanduan tre javë pushim, ndërsa sa ai ka nisur vrapimet. Gradualisht ai do të rritë ritmin, që të kapë formën fizike dhe sportive për të dhënë më pas edhe kontributin në fushën e blertë për Teutën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!