Operohet pacientja e parë me koronavirus, “Shefqet Ndroqi” i pajisur me pajisjet e duhura mbrojtëse për stafin mjeksor

schedule11:40 - 30 Mars, 2020

schedule 11:40 - 30 Mars, 2020

Spitali “Shefqet Ndroqi”, është spitali i dytë COVID në vendin tonë që do të shërbejë për të gjithë pacientët që përveç koronavirusi kanë shfaqur problem tjetër shëndetsor.

Një 18 vjeçare nga Lezha është rasti i parë i shtruar në këtë spital, e cila ishte e prekur nga COVID 19 , pasi e kishte marrë nga gjyshja e saj. Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News se 18 vjeçarja ishte në karantinë në banesën e saj bashke me familjaret e tjere, ndërsa gjyshja ndodhej në spital. Vajza në mënyrë të papritur ka pasur dhimbje barku që janë identifikuar si dhimbje nga apandesiti, duke bere nevojen e nje nderhyrje.

Operacioni është zhvilluar nga stafi mjeksor për rreth dy orë, të cilët kanë qenë të pajisur me pajisje shtesë mbrojtëse, pasi pacientja ishte e prekur me COVID 19. Ajo akoma ndodhet në spital, ndërsa nuk është lejuar asnjë kontakt me familjarët e saj,  ajo ka komunikuar vetëm përmes telefonit pasi ato ndodhen në karantinë në shtëpinë e tyre ne lezhe.

Ndër të tjera gazetarja e abcnews.al bën me dije se siç ministria tashmë ka konfirmuar do të jenë 4 njësi që do të shërbejnë për pacientët e infektuar me COVID 19.  I pari është cilësuar Infektivi, i dyti është Shefqet Ndroqi ku do të vendosen fillimisht pacientët që kanë një sëmundje paralele përveç COVID 19 siç ishte dhe rasti i pacientes 18 vjeçare nga Lezha.

Do të ndihmojë për këtë qëllim edhe reparti i kirurgjisë në QSUT dhe një tjetër spital që do të ndërtohet në autostradë në ambjentet e një godine që ka shërbyer si universitet privat që pritet tashmë të jetë gati sipas ministrisë për një muaj, ku do të trajtohen pacientët e infektuar me gjendje më të mirë shëndetsore jo ato pacientë me terapi itensive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!