Operatorët e mediave televizive, zhvilluan të premte një protestë paqësore para Gjykata e Tiranës, në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre të lënduar nga molotiv i hedhur nga protestuesit e Partisë Demokratike, mbrëmjen e 10 shkurtit.
Për të justifikuar djegien e operatorit nga molotovi, Sali Berisha tha se sulmi erdhi nga policia, por gjesti i operatorëve tregoi se se i besojnë fjalëve të kryetarit të PD. Ata bojkotuan filmimin e seancës për vlerësimin masave të sigurisë për 7 protestues të mitur dhe deklaratat e drejtuesve të Partisë Demokratike para Gjykatës.
Qëndrimi i operatorëve ishte i qartë, kundër molotovëve të mbështetëseve të Sali Berishës. Ndërkohë edhe Gjykata e Tiranës, ndryshe nga sa kërkuan përfaqësuesit ligjor të PArtisë Demokratike, e ka quajtuar të ligjshëm arrestimin e 7 protestuesve të mitur. Pavarëisht se vendosën ti lirojnë nga qelia, togat e zeza, vendosën masën e sigurisë detyrim paraqitje një herë në muaj për 7 të miturit.Të shtunën para gjykatës do të dalin 14 protestuesit e tjerë të dhunshëm, për tu njohur me masën e sigurisë.
Ndërsa për 4 deputetet, Flamur Noka, Belidn Kelliic, Klevis Balliu dhe Luciano Boci, të cilët janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, pasi të përfunodjë procesi për masat e sigurisë ndaj protestueve, Organi i akuzës pritet që javën tjetër ti referojë në Prokurorinë e Psoacme SPAK, për kompetencë, sic parashikohet në ligjin për deputetët, që janë subjek që hetohet nga SPAK. 4 deputetët dyshohen për veprat penale, “Kundërshtim I Punonjësve të Policisë” dhe “Shtytje e të miturve në krim”.


