Operacioni zgjidhja e vetme për Dembele, zbulohet sa do qëndrojë jashtë

schedule20:40 - 22 Qershor, 2021

schedule 20:40 - 22 Qershor, 2021

I pafat Ousmane Dembele. Dëmtimet nuk po e lënë të qetë lojtarin ofensiv të Barcelonës, i cili pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen Hungari-Francë (1-1). Sulmuesi anësor u fut në fushë në pjesën e dytë, por nuk ia doli të mbyllë ndeshjen.

Dëmtimi është serioz, 24-vjeçari ka mbyllur aventurën në Euro 2020 me kombëtaren e Didier Deschamps dhe është larguar nga grumbullimi. 24-vjeçari është i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Me anë të një postimi zyrtar të Twitter, Barcelona ka bërë të ditur që Dembele do të kryejë operacionin në gju. Mendohet se koha e rikuperimit për lojtarin e krahut të djathtë do të jetë rreth katër muaj. /abcnews.al