Një 48 vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4. Aksioni për ndalimin e tij është kryer nga drejtoria e forcës së Posaçme Operacionale, prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Durrësit.
Hekuran Hoxha, nga Xhafzotaj, sipas policisë dyshohet për kryerjen e disa veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”. Në operacionin Vol-vo 4 u goditën katër grupe kriminale. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se grupi i Shijakut porositi të ashtuquajturin laboratorin e heroinës në Has që u zbulua në tetor të vitit të shkuar. /abcnews.al